Megjithatë ngërçi nuk është frika ndaj njëri-tjetrit, por ndarja e përfitimeve. Dhe për këtë fakt ka hedhur dritë menaxheri i Joshua, Eddie Hearn, i cili ka përcaktuar një kusht.
“Unë dëgjova deklaratën e Wilder i cili tha se ai dëshiron rreth 60 % të shumës së mbledhur nëse ai rreh Fury. Më frustron se njerëzit janë mjaft të trashë sa të mendojnë se ai dëshiron ta luftojë kur ai del me komente të tilla. Unë mendoj se një ndarje 65% me 35% në favor të Joshua është e drejtë. Askush nuk e di se kush është Deontay Wilder. Por nëse dueli i tij me Tyson Fury bën një milion euro përfitime atëherë do të ketë ndarja të barabartë, pra 50%-50%. Por nëse ai ka më pak se 300,000 tifozë, ai duhet të marrë vetëm 20% të shumës dhe pjesën tjetër ne.”-tha Hearn.
Wilder zbret në ring kundër Tyson Fury më 1 dhjetor në Los Anxhelos dhe Joshua shpreson të luftojë amerikanin në “Wembley” në prill. Gjithsesi Joshua e ka konfirmuar një duel më 13 prill, pavarësisht asaj që ndodh midis Wilder dhe Fury.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...