Spanja luan nesër dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Danimarkës dhe Serbisë.
Në listën e Spanjës është edhe Joselu, ish-futbollisti i Real Madridit, shkruan Arbresh.info.
Joselu në konferencë për media deklaroi ndër tjera edhe sa i përket fituesit të Topit të Artë.
“Unë do t’ia jepja Carvajalit. Po flasim për një lojtar që luajti gjithë vitin e kaluar.”
Joselu theksoi arritjet mbresëlënëse të Carvajal, duke vënë në dukje se ai fitoi të njëjtin numër titujsh të klubit si Vinicius.
“Dani e ka përfunduar sezonin duke qenë lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe duke fituar një kampionat evropian në të cilin ishte shumë i rëndësishëm”, përfundoi ai.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin