Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thuhet se do të pranoj shitjen e Anthony Martial gjatë verës në rast se francezi shpreh dëshirë për largim.
22-vjeçari ka qenë i limitur në fushë që nga arritja e Alexis Sanchez në janar dhe është shfrytëzuar si zëvendësues gjatë fitore 2 me 1 në gjysmëfinale të Kupës FA ndaj Tottenhamit të shtunën, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Times’, Mourinho nuk do të ndalin ish lojtarin e Monacos nëse dëshiron të largohet derisa thuhet se sulmuesi është në kërkim të një sfide të re.
Martial ka shijuar sezonin e tij më të mirë te United duke realizuar 11 gola dhe duke krijuar 10 asistime brenda të gjitha kompeticoneve, por që nga nënshkrimi me Sanchez, lojtari është lënë anash.
Paris Saint Germaini dhe Juventusi janë dy nga klubet e profilit të largohet që thuhet se kanë kontaktuar me reprezentuesit e lojtarit./arbresh.info/
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip