Jose Mourinho do të rikthehet muajin e ardhshëm për ndeshjen e shumëpritur – El Clasico.
Trajneri portugez do të jetë në studio kur Real Madridi të luaj kundër Barcelonës në Bernabeu më 2 mars, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho ka menaxhuar ‘Los Blancos’ për tri vite por u largua në formë mjaftë kontroverse mes raporteve se nuk ka raporte të mira me lojtarët.
Gjatë kohës së tij në klub ai fitoi titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, por dështoi për tu bërë trajneri i parë që fiton tri Liga të Kampionëve me tri klube të ndryshime.
Si një trajner i papunë, portugezi ka gjithashtu histori edhe me Barcelonën për shkak se ka punuar si një asistent i Bobby Robsonit gjatë sezonit 1996/97.
Por, në vend se t’iu jap instruksione lojtarëve, ai do të jetë i pranishëm në studiot e beIN Sports si një analistë./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...