Jose Mourinho përfundoi në burg për qenin!

21:43 | 29 Maj 2015
M. A.

Joser Mourinho është njeriu i surprizave dhe çudirave.
Gjatë një dokumentari për “BBC” të drejtuar nga Gary Lineker, trajneri portugez rrëfen disa nga momentet e veçanta të karrierës së tij me Chelsean.

Ai zbulon se një javë para finales së “FA Cup” në vitin 2007 u arrestua nga policia angleze, për shkak se kaloi në mënyrë të paligjshme qenin e tij nga Portugalia në Angli.

Teksa u nis me një aeroplan çarter privat, ai u ndalua në Angli.
“Një javë para finales së Kupës së Anglisë, pata probleme me policinë angleze. Është një histori mjaft interesante që çdo njeriu mund t’i ndodhë kur nuk ke informacion. Në avion mora me vete qenin tim në mënyrë të paligjshme nga Portugalia. Një veteriner pati zbuluar se qeni ishte pa dokumentacion. Teksa mbërrita në shtëpi, policia më erdhi për të më marrë qenin. Unë nuk i lejova dhe përfundova në burg”, rrëfen Mourinho, i cili fitoi 1-0 në shtesë “FA Cup 2007″ kundër Manchester Unitedit.

Shpërndaje në rrjete sociale