Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është duke kërkuar mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacicin.
‘Mundo Deportivo’ raporton që Manchester United mund të rivalizojë Juventusin dhe Interin në garën për nënshkrimin me reprezentuesin kroat, transmeton portali arbresh.info.
Javën e kaluar, Kovacic ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Bernabeu në mënyrë për të kërkuar kohë të rregullt në fushë te ndonjë klub tjetër.
“Unë besoj se do të luaj më shumë, nëse jo në Real Madrid, diku tjetër”, ka thënë ai. “Tani është koha për mua që të luaj. Keni oferta? Kam kontratë me Real Madridin dhe nuk dëshiroj të komentoj rreth klubeve të tjera”
24-vjeçari ka bërë vetëm 10 paraqitje për ‘Los Blancos’ brenda këtij sezoni./arbresh.info/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...