Sipas raporteve, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka nisur bisedimet për të siguruar transferimin e yllit të Celticut, Moussa Dembele, në Old Trafford.
Sulmuesi francez, i cili bëri emër me Fulhamin, është duke u monitoruar nga të gjitha klubet e mëdha në Ligë të Kampionëve por gazeta franceze L’Equipe pretendon që United ka reaguar, transmeton portali arbresh.info.

21-vjeçari ishte i vendosur për transferim në Chelsea verën e ardhshme, por gjithçka dështoi në afatin e fundit kalimtar dhe ai vazhdoi të qëndrojë te skuadra e Brendan Rodgers në Skoci.
Pavarësisht se ka shumë superyje në sulm si Romelu Lukaku, Marcus Rashford dhe Anthony Martial, Dembele është shënjestër e tyre.
Sezonin e kaluar Dembele shënoi 32 gola brenda 48 ndeshjeve./arbresh.info/
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...