Manchester United është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit pritet të largohet nga gjiganti në Bundesliga këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Paris Saint Germain ka qenë i interesuar për transferimin e tij duke ofruar 61 milionë funta, por Jose Mourinho dëshiron të mposhtë klubet franceze në garën për nënshkrimin e tij.
Trajneri i Manchester United ka zhvilluar negociata personale me Aubameyangin dhe një marrëveshje pesë vjeçare për reprezentuesin e Gabonit është shtruar nga klubi në Old Trafford.
Jose Mourinho është në garë për një sulmues të ri pas lëndimit serioz që pësoi Zlatan Ibrahimovic në këmbë.
Antoine Griezmann ishte shënjestra kryesore e Jose Mourinhos, por mësohet që interesimi i “Djajve të Kuq” për sulmuesin e Atletico Madridit është zbehur./arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje