Paris Saint Germaini ka në agjendën e tyre trajnerin Jose Mourinho.
Megjithatë, asnjë lëvizje në lidhje me nënshkrimin me portugezin nuk do të ndodhë deri në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Ish trajneri i Manchester United ka shprehur ambiciet e tij për të punuar në Francë, megjithëse interesimin nga Lyoni e ka hedhur poshtë presidenti Jean Michel Aulas.
Menaxhmenti i PSG-së është i lumtur me Thomas Tuchelin dhe siç raporton Le 10 Sport, Jose Mourinho është nën konsideratë në rast se ndryshojnë gjërat sezonin e ardhshëm.
Ambiciet e presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifit, vazhdojnë të jenë për të fituar Ligën e Kampionëve./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...