Interi raportohet se është i interesuar për të nënshkruar këtë verë me qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Gimenez.
22-vjeçari iu bashkua Atleticos nga skuadra uruguaiane Danubio në vitin 2013 dhe ka qenë pjesë e rregullt e formacionit startues në Vicente Calderon gjatë tri sezoneve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Ronaldinho tregoi se është ende mbreti me këtë aftësi që shfaqi ndaj Man Utd (VIDEO)
Bazuar në gazetën spanjolle ‘AS’, Interi ka kërkuar nga Atletico të njoftohet rreth situatës së reprezentuesit të Uruguait, i cili padyshim kërkon të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ardhshëm para Kampionatit Botëror 2018.
Gimenz, i cili në të kaluarën është kërkuar për transferim edhe nga Manchester United, ka startuar në 12 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar./arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...