Kombëtarja spanjolle humbet një tjetër senator historik pas Busquets. Jordi Alba ka vendosur të thotë “mjaft” dhe të përqendrohet vetëm te Inter Miami.
Pasi u largua nga Barcelona, për t’u lënë vend brezave të rinj, mbrojtësi bën të njëjtën gjë edhe me Kombëtaren, ndërsa largohet pasi ngriti trofeun e Nations League si kapiten i Spanjës, në Roterdam.
Vendimi, raporton shtypi spanjoll, është marrë javë më parë dhe lojtari ka njoftuar menjëherë Federatën dhe Luis de la Fuente, i cili do të dëshironte ta kishte me vete deri në Euro 2024, duke pasur parasysh përvojën e tij të madhe, megjithatë mbrojtësi nuk dëshiron të vazhdojë më tej./ss
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...