Google ADS

Joao Felix huazohet tek Milan

16:27 | 3 Shkurt 2025
D.H

Futbollisti i Chelseas, Joao Felix i cili nuk është duke u bërë rehat me klubet kohëve të fundit tashmë do të ndërroj sërish ambient.

Portugezi do t’i bashkohet Milanit në një huazim deri në fund të këtij sezoni, shkruan Arbresh.info.

Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Oferta zyrtare e Milanit është pranuar nga Chelsea për huazim direkt pa opsion blerjeje.

Paga do të jetë e mbuluar e gjitha nga AC Milan dhe klubi italian do të paguajë rreth £5 milionë funte tarifë.

Ai këtë sezon ka luajtur 20 ndeshje me Chelsean teksa ka shënuar shtatë gola dhe dy asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm