Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për situatën e Lionel Messit.
Messi është në vitin e fundit të kontratës me “Blaugranët” dhe sipas një klauzole është i lirë të largohet me parametra zero, transmeton lajmi.net.
Laporta ishte duke folur për “Euroscope” ku foli për të ardhmen e yllit argjentinas.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Laporta është optimist për qëndrimin e 33 vjeçarit në “Camp Nou”.
“A do të rinovojë Messi kontratën? Duhet ta pyesni atë. Unë do të bëj të gjitha në çfarë mund të bëj me kapacitetin e klubit”, tha Laporta.
“Jemi duke u munduar, po shohim një Messi tejet të motivuar, gjithashtu edhe një person fantastik që dëshiron të vazhdojë me Barçën, jam i bindur”, përfundoi Joan Laporta.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë