Presidentit të Barcelonës, Joan Laporta nuk po i pëlqen aspak fakti që Kylian Mbappe dhe Erling Haaland do të luajnë së bashku në Real Madrid.
Sipas “Marca”, ai po bën të pamundurën për të penguar sulmuesin e Dortmundit të transferohet në Madrid.
Atij i pëlqen shumë Haaland, dhe pavarësisht krizës financiare në të cilën po kalojnë blaugranët, dëshiron të aktivizojë klauzolën e lirimit të tij, e cila është 75 milionë euro.
Nga ana tjetër, transferimi i Mbappes te “Los Blancos” tani duket se është i pashmangshëm, pasi ka refuzuar vazhdimisht nënshkrimin e kontratës së re me Paris Saint-Germain, edhe pse i është ofruar pagë shumë herë më e lartë se ajo aktuale./Arbresh.info
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje