Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është duke vënë në lëvizje planet për të nënshkruar me një sulmues të ri për Barcelonën në afatin kalimtar të janarit.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Laporta synon të përforcohet në repartin e sulmit në këtë afat kalimtar për ta bërë skuadrën edhe më konkurruese.
Laporta beson se Barça ka nevojë për një rezervë ose dikë që të konkurrojë me Robert Lewandowskin nëse skuadra dëshiron të fitojë diçka këtë sezon.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se kë mund të nënshkruajë Barcelona gjatë afatit të janarit pasi shumica e klubeve nuk do të ishin të gatshëm t’i lënë golashënuesit e tyre të shkojnë në mes të sezonit.
Barça ka qenë e lidhur fort me sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, por nuk ka gjasa që ai të lëvizë në janar.
Një tjetër opsion mund të jetë Jonathan David, i cili ka deklaruar hapur dashurinë e tij për Barçën dhe mbetet të shihet çfarë do të bëhet gjatë këtij muaji. /Telegrafi/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1