Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë detyrën si një zëvendësues i Zinedine Zidanes në Real Madrid.
Pas largimit befasues të francezit nga Santiago Bernabeu të enjten, trajneri Mauricio Pochettino dhe Joachim Low janë shfaqur si opsionet e preferuara të klubit për të zëvendësuar trajnerin e larguar, transmeton portali arbresh.info.
Por, Low insiston se këtu nuk ekziston ndonjë shans që të largohet nga Gjermania.
“Unë e hedh poshtë këtë plotësisht”, ka thënë Low kur është pyetur për detyrën në Real Madrid gjatë një konference në kampin stërvitor të Gjermanisë.
“Për mua, ky nuk është ndonjë problem. Unë jam në Kampionatin Botëror tani. Sigurisht, ata [Real Madridi] do të gjej një pasardhës të mirë për Zidanen”
Pas kësaj, Pochettino mbetet favoriti i vetëm për detyrën në Bernabeu, ndonëse edhe Arsene Wenger është përmendur si një opsion i mundshëm./arbresh.info/
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...
Alban Hyseni njofton për vdekjen e një pjesëtari të kabineti...
Labi-Albës: Je goma rezervë e Limit
Gërvalla: Kujtesa për Holokaustin është detyrim ndaj njerëzi...