Vedat Muriqi është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar shqiptar.
Ylli i Kosovës ka shkëlqyer këtë fillim edicioni me gjigantin turk Fenerbahce.
Por përveç formës së mirë me Fenerin, Muriqi ka shënuar vazhdimisht edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.
Falë ndeshjeve të mira, prizrenasi është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Manchester United, Tottenham Hotspur, Lazio, Napoli, Atletico Madrid e West Ham United kanë shfaqur interesim për të.
Së fundmi mediat në Ishull kanë raportuar se edhe skuadra tjetër angleze Bournemouth është futur në garë për Muriqin.
Drejtuesit e klubit anglez po e shohin kosovarin si zëvendësues të Callum Wilson.
Bournemouth e ka përcjellë nga afër Muriqin në sfidën mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku ylli i Dardanëve realizoi golin e dytë në fitoren tonë 2-0.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...