Trent Alexander-Arnold do t’i bashkohet Real Madridit në verë si futbollistë i lirë, pasi kontrata me Lieverpoolin i skadon.
Por anglezi mund të shkoj në Madrid vet i dyti, pasi Los Blancos duan një tjetër futbollist nga Liverpooli.
Real Madridi ka treguar interes për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister, sipas Marcas.
Klubi spanjoll beson se cilësitë e 26-vjeçarit argjentinas përputhen mirë me skuadrën e tyre.
Aktualisht bardhezinjtë po vlerësojnë realizueshmërinë e një transferimi të mundshëm. Mac Allister ka shprehur më parë dëshirën që një ditë të luajë në La Liga.
Këtë sezon, ai ka luajtur në 44 ndeshje për Liverpool-in në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë katër asistime. Kontrata e tij me Reds është deri në verën e vitit 2028. /Telegrafi/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...