Arda Guler është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, ende pa u hapur afati kalimtar veror.
Ylli turk është një nga talentet më të mëdha në Evropë, megjithatë minutat e tij te Real Madridi kanë qenë të paktë këtë sezon.
20-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat, megjithatë numëron vetëm 1150 minuta dhe ka shënuar tre gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Dy skuadrat italiane Milan dhe Inter kanë shprehur interesim për të, megjithatë lojtari nuk është i bindur për t’u transferuar në Serie A.
E ardhmja e reprezentuesit turk duket se do të jetë në Angli ose Gjermani, ku shumë klube e duan atë.
Aston Villa mbetet favoriti kryesor, por në Ligën Premier atë e duan edhe West Ham United dhe Newcastle United.
Ndërkohë në Gjermani të gjithë klubet e mëdha përfshirë Bayern Munich, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund e kanë në listën e dëshirave anësorin turk.
Real Madridi duket se është bindur ta lejoj largimin e Guler, megjithatë nga shitja e tij synon të fitojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV tërheq dhe asgjëson qumështin për foshnje Nestlé Nidina ...