Mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard është i hapur për tu larguar nga “Old Trafford”.
27-vjeçari ende nuk është duke gjetur formën më të mirë, duke shënuar vetëm dy gola dhe kontribuar me një asistim në 32 paraqitje në të gjitha garat.
Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon në vitin 2021 ndërsa ka mundësinë për të vazhduar karrierën edhe për një vit, transmeton portali arbresh.info.

Sipas ESPN, Atletico Madrid dhe Roma janë duke shfaqur interesim.
Mirëpo, trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që Lingard të mbetet në “Old Trafford”, por ende nuk dihet e ardhmja e tij./arbresh.info.
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...