Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng mund të largohet nga “Allianz Arena”, por jo në afatin dimëror.
Kështu ka thënë trajneri i “Bavarezëve”, Hansi Flick i cili ka konfirmuar se gjermani nuk do largohet në afatin e janarit.
Arsenal është klubi që është duke shfaqur më së shumti interesim, pasi trajneri Mikel Arteta dëshiron ta përforcojë mbrojtjen.
Mirëpo, Flick është shprehur se Boateng është stërvitur shumë mirë gjatë pushimit internacional dhe ka rol të rëndësishëm në skuadër.

“Jerome është lojtar i Bayernit. Është stërvitur mirë në pushimin dimëror”
“Nuk mund të pres të shoh nivelin e tij në javët e ardhshme. Nuk jam i shqetësuar nëse do largohet nga klubi. Nuk mund ta imagjinojë një gjë të tillë për momentin”
Boateng këtë sezon ka bërë vetëm tetë paraqitje në Bundesligë./arbresh.info.
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...