Ndeshja në “Renzo Barbera” ndaj Palermos, ishte e fundit e Philippo Inzaghit në stolin e Venezias. Ish sulmuesi i njohur vendosi të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, me pengun që nuk arriti ta ngrejë në Serinë A.
Lajmin e dha vetë sulmuesi, që tha se kishte folur me presidentin e skuadrës dhe kishin vendosur që gjithsecili të shikonte rrugën e tij.
“Tani të gjithë do të shohim rrugët tona dhe unë nuk do të vijoj të jem më te Venezia, Gjithsesi ajo që kemi bërë me këtë skuadër dhe këta lojtarë, nuk mund të fshihet nga askush”, tha Super Pippo.
Inzaghi mori drejtimin e Venezias në vitin 2016, kur skuadra militonte në Serinë C dhe që në sezonin e parë e riktheu në B, ndërsa edhe këtu, luftoi deri në fund për ta ngjitur në elitë, në Serinë A.
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...