Këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha ka bërë të ditur se në nderim të të ndjerit legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, spitali Cardio Center, do të ofrojë kontrolle falas për të gjithë ata të cilët duan të dijnë gjendjen e zemrës së tyre.
Këtë e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij në facebook, ndërsa ka deklaruar se vizitat do të realizohen nga 11 deri më 17 qershor, javë e cila në Cardio Center do të quhet ”Java Fadil Vokrri”.
”Miq,
Ne shenje respekti dhe nderimi per legjenden e futbollit, te ndjerin Fadil VOKRRI, i cili fatkeqesisht dje nuk arriti t’i mbijetoje sulmit ne zemer, bashke me mjeket e spitalit tim per semundje te zemres, Cardio Center, kemi vendosur qe nga data 11 deri me 17 qershor, te ofrojme KONTROLLE FALAS per te gjithe ata qe kane nevoje te dine per gjendjen e zemres se tyre.
Kjo jave per spitalin tone do te quhet “ Java Fadil VOKRRI” dhe do te perseritet edhe ne te ardhmen.
Kontakti per termine behet ne numrin e telefonit : 049 506 506, 045 203 520;
Per javen Fadil VOKRRI do i ftojme edhe koleget nga spitalet tjera private qe te na bashkangjiten ne kete iniciative.
Luteni qe kete njoftim ta shperndani ne menyre qe t’u mundesojme sa me shume personave ne nevoje per te bere kontrolle preventive FALAS.
Nje lutje e veçante per te gjitha mediet e shkruara dhe elektronike qe ta shperndajne kete njoftim, ne menyre qe t’i kontribuojne njoftimit te atyre me nevoje.
Ju faleminderit per mirekuptim!”.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...