Mesfushori i AC Milan, Ardon Jashari, ka konfirmuar se është rikthyer plotësisht në formë pas një periudhe të vështirë për shkak të dëmtimit që e mbajti jashtë fushave në fillim të sezonit.
Jashari, i transferuar gjatë verës për 36 milionë euro, pësoi një frakturë në fibulë në muajin gusht, duke humbur muajt e parë të kampionatit. Tani ai thotë se është gati të japë maksimumin për skuadrën kuqezi.
Në një intervistë për Sportmediaset, Jashari u shpreh se tash ndihet në 100% të formës dhe se po punon për të luajtur më shumë, në mënyrë që ta ndihmoj skuadrën të fitojë ndeshjet.
Mesfushori theksoi emocionin që përjetoi kur mori vesh për interesimin e Milanit.
“Milani do të thotë shumë për mua. Kur më thanë se mund të vija në Milano, ishte një ëndërr e bërë realitet”, tha ai.
Jashari zbuloi se negociatat për transferimin nuk ishin të lehta, por këmbëngulja e tij dha rezultat.
“Pas një negociate të gjatë arrita të bashkohesha me këtë klub magjik. Është një ndjenjë fantastike të luash për këtë klub, çdo ditë dhe në çdo ndeshje”, thaksoi ai.
Jashari shtoi se synimi kryesor i sezonit mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve,
“Arritja në Champions League është objektivi kryesor i këtij sezoni. Kur luan në atë kompeticion përjeton net magjike. Është diçka që duhet ta arrijmë të gjithë së bashku”, tha ai.
Duke folur për trajnerin, ai vlerësoi përvojën dhe mentalitetin fitues.
“Për shkak të përvojës së tij, për atë që ka bërë në të kaluarën dhe për trofetë që ka fituar, mund vetëm ta dëgjosh, sepse ai e di saktësisht çfarë është futbolli italian dhe çfarë duhet për të fituar”, tha ai.
Jashari zbuloi edhe idhujt e tij në futbollin italian.
“Është e vërtetë, në të kaluarën kam ndjekur shumë futbollin italian, veçanërisht Andrea Pirlo dhe Roberto Baggio, por më kujtohet më shumë Pirlo dhe stili i tij i lojës”, thaksoi ai./rtk
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...
Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan ...
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...
“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Th...
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...