Muharrem Jashari është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve në vend të Astrit Selmanit i cili u lëndua.
“Muli” ishte në listën rezervë fillimisht por pas këtij lëndimi të sulmuesit të lartëcekur, Foda zgjodhi mesfushorin nga Mitrovica ta zëvendësoj, shkruan Arbresh.info.
Madje atij iu dha mundësia edhe të luaj në fitoren ndaj Lituanisë, të cilën “Dardanët” e fituan me rezultat 2-1.
26-vjeçari nga minuta e 88-të, pasi zëvendësoi Milot Rashicën.
Pas kësaj loje, futbollisti i LNZ Cherkasy ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka shkruar se është gjithmonë krenar kur paraqitet me Kosovën.
“Gjithmonë krenar , KOSOVA”, ka shkruar mesfushori dardan.
Ish-futbollisti i Dritës mund të marr minuta më shumë në ndeshjen e radhës të Kosovës, të cilën e luan ndaj Qipros të martën mbrëma në Prishtinë, pasi Elvis Rexhbecaj është i suspenduar dhe Kosova ngec me alternativa në mesfushë./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s