Ka qenë një fillim ndryshe për Manchester United nën udhëheqjen e Jose Mourinhos këtë sezon.
Trajneri portugez ka shitur Depayn, Morgan Schneiderlin dhe Bastian Schweinsteiger në mes të këtij sezoni, por sipas raporteve të ndryshme ende nuk ka përfunduar pastrimi i plotë i skuadrës, shkruan portali arbresh.info. Adnan Januzaj, Matteo Darmian, Ashley Young dhe Wayne Rooney janë në listën e lojtarëve që Jose Mourinhos mund të shes në merkaton e ardhshme të transferimeve.
Januzaj, i cili aktualisht është duke kaluar sezonin tek Sunderlandi në formë huazimi, ka vetëm edhe një vit në kontratën me Manchester United kur të kthehet në ‘Old Trafford’.
Qysh pas sezonit të jashtëzakonshëm nën udhëheqjen e David Moyes, 22-vjeçari kosovar ka dështuar për të përmbushur pritshmëritë.
Tek skuadra e “Djajve të Kuq” ka shumë lojtarë në pozitën e tij dhe trajneri portugez mund të shes reprezentuesin e Belgjikës për të siguruar të holla./arbresh.info
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...