Ka më shumë se dy vite që në Gjermani ka plasur debati se kush duhet të jetë portieri numër një i Kombëtares së Gjermanisë.
Manuel Neuer aktualisht e mbanë atë pozitë, por ka shumë tifozë në Gjermani që mendojnë se Marc-Andre Ter Stegen e meriton atë.
E mbrëmë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Bayern Munich dy portierët ishin përballë, ku fitore të thellë shënoi klubi gjerman dhe fitues nga kjo sfidë doli Neuer.
Kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë është ndier keq pas ndeshjes për bashkëkombësin e tij.
Neuer pas takimit ka deklaruar se t’i pranosh tetë gola për një portier është shumë e rëndë.
“Ndjehem keq për Marc. E di që t’i pranosh tetë gola për një portier nuk është e lehtë”.
“Gjithsesi ne po luanim në Ligën e Kampionëve dhe kjo nuk ka lidhje me Kombëtaren”, deklaroi Neuer.
Neuer dhe Ter Stegen janë rival të mëdhenj dhe ata shpesh herë kohëve të fundit kanë thumbuar njëri-tjetrin me deklaratat e tyre. /Telegrafi/
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...