Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është emëruar si menaxheri më i mirë në futbollin botëror përpara Pep Guardiolës së Cityt dhe Hans-Dieter Flick të Bayern Munich, përcjell “Zeri.info”.
53-vjeçari gjerman u largua nga Borussia Dortmund në 2015 për të nënshkruar me Liverpoolin dhe ka qenë thelbësor në suksesin e skuadrës nga “Anfield”.
Klopp fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve në 2019 para se të përfundonte pritjen e gjatë të Liverpool për titullin e Premierligës në 2020.
Dhe tani “ESPN” renditi shefin e “Të Kuqve” në krye të listës së tij, duke thënë se vendi i Klopp është ‘i siguruar në panteonin e të mëdhenjve të Liverpool’.
Flick përfundoi pas Klopp në renditje, pavarësisht një sezoni të shkëlqyeshëm me e Bayern Munchen.
Guardiola dhe menaxheri i Atalanta, Gian Piero Gasperini përfunduan përkatësisht i treti dhe i katërti, ndërsa shefi i RB Leipzig Julian Nagelsmann doli i pesti në renditje.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...