Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës 2026, ku më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në Bazel dhe më 8 shtator me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Seanca e dytë stërvitore u zhvillua sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me pjesëmarrjen e të gjithë futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.
Pas seancës stërvitore një prej futbollistëve më në formë tek kombëtarja Meriton Korenica, foli për përkushtimin e skuadrës dhe pritjet e tij për dy ndeshjet e para të këtij cikli.
“Po përgatitemi maksimalisht për këto dy ndeshje. Stërvitja sot ka shkuar shumë mirë. Të gjithë djemtë janë të motivuar për ndeshjen e parë. Shpresoj të bëjmë më të mirën dhe të japim maksimumin pasi dihet që dihet se është një ndeshje e vështirë, por gjithçka po shkon shumë mirë dhe shpresoj që të japim maksimumin dhe pse jo të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë fillimisht Korenica.
“Janë dy kombëtare shumë të forta, si Zvicra ashtu edhe Suedia, por presim rezultate pozitive, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve. Të gjithë janë të motivuar dhe mezi i presin ndeshjet”.
“Pres përkrahjen e të gjithëve në Bazel, pasi atje ka shumë shqiptarë dhe shpresoj se të bëjmë më të mirën dhe t’i kënaqim edhe ata që do të vijnë ta shikojnë ndeshjen”, përfundoi mesfushori i Kosovës.
Stërvitja e radhës e Dardanëve është paraparë të mbahet të mërkurën, më 3 shtator, nga ora 11:00 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit