Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, pasi tha se donte të blinte një pinguin ose gjirafë si kafshë shtëpiake.
Ish-asi i Anglisë tha se ai ishte marrë nga ‘bukuria’ e endacakëve bardh e zi të Antarktidës.
“Tingëllon e çuditshme, por unë ngrita sytë duke u përpjekur të blej një pinguin për ta pasur në kopsht”.
“Unë nuk kam blerë një. Megjithatë, kuptova se si të blej një gjirafë dhe të gjitha llojet e kafshëve”, shtoi ai.
Por, “PETA” tha se mbajtja e pinguinëve si kafshë shtëpiake është mizore dhe Vardy “me siguri e di që ata nuk janë lodra apo zbukurime kopshti”, shkruan “The Sun”, transmeton arbresh.info.
“Shitja e kafshëve ekzotike është një nga burimet më të mëdha në botë të fitimeve kriminale”, tha Elisa Allen, drejtoreshë e “PETA”-s.
“Janë kafshët që paguajnë çmimin”, përfundoi ajo.
Sulmuesi anglez, njihet për admirimin e tij ndaj kafshëve. 35-vjeçari tashmë ka katër qen dhe 11 pula në kopshtin e tij./Arbresh.info
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut