Dy ish-futbollistët e Kolumbisë, Guigo dhe Choronta, kanë analizuar situatën e James Rodriguez.
Ata mendojnë se më e mira për James është largimi nga Real Madridi dhe gjetja e një klubi ku do t’i premtoheshin më shumë minuta, pse jo edhe Atletico Madridi i Diego Simeones, që interesohet shumë për ishin e Bayern Munich.
“Ai tani ka qenë në Evropë për shumë vite dhe arritja në Atlético do të ishte e rëndësishme. Ajo që i nevojitet atij është të luajë, të ketë përsëri besim, pas gjitha gjërave që fliten për të jashtë fushe, ai ka nevojë vetëm të luajë”, u shpreh John Restrepo.
“Mbështetja e trajnerit, hapja e dyerve të klubit për ju, dhënia e mundësisë për të luajtur, është gjithçka që i duhet një lojtari. Nëse ndodh dhe përfiton nga kjo mundësi, do të ishte shumë e rëndësishme për të”, shtoi ai.
“Ne e kemi parë atë në disa ndeshje, ai bie në tokë, vrapon, por kur një lojtar i mungon besimi, vazhdimësia, edhe pse mund të jetë shumë i talentuar, nëse i mungon kjo, gjërat nuk do të dalin mirë për të”, deklaroi Guigo.
James ka bërë vetëm 13 paraqitje këtë sezon për Realin, ka shënuar 1 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. /Gazeta Express/
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027