Jakup Berisha nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Drenasi, Feronikeli ’74.
Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai ka falënderuar klubin dhe iu ka dëshiruar sukses në të ardhmen.
“Gjatë kohës sa isha pjese e klubit, me ndërgjegjen time u mundova gjithmonë që të jap maksimumin nga vetja ime, andaj dua t’i falënderoj presidentin, drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe të gjithë lojtarët, edhe sot e përgjithmonë klubit i urojë shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Berisha.
24-vjeçari pati një sezon të shkëlqyeshëm ku realizoi pesë gola dhe tetë asistime në Superligën e Kosovës në futboll.
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë