PSG është afër që të realizojë transferimin e mesfushorit Dele Alli nga Tottenham-i.
Anglezi në dy ndeshjet e fundit nuk është ftuar nga trajneri Jose Mourinho dhe Spurs duan ta largojnë nga skuadra, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Telegraph, PSG është skuadra më e interesuar për 24-vjeçarin dhe tashmë ka nisur negociatat për ta realizuar transferimin.
Me transferimin e Alli-s, trajneri i “Parisienëve”, Thomas Tuchel mund të luante me formacionin 4-3-3, me të cilin do shkaktonte probleme për të gjithë kundërshtarët.
Ja formacioni i mundshëm:
4-3-3: Navas, Bakker, Kimpembe, Marquinhos, Kehrer, Verrati, Gueye, Dele, Di Maria, Mbappe, Neymar.

Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim para datës 5 tetor 2020, datë në të cilën mbyllet afati veror./arbresh.info.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë