Arsenal mund të detyrohet t’i ndajë rrugët me sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang në verën e ardhshme.
Kontrata e Aubameyang me “Topçinjtë” skadon në qershor të vitit 2021 dhe thuhet se ka refuzuar rinovimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info.
30-vjeçari që një kohë të gjatë është i lidhur me kalimin te Barcelona, por mund të transferohet te rivali, Real Madrid për shkak të premtimit që i ka bërë gjyshit të tij më herët.
Më herët në karrierën e tij, Aubameyang ka thënë se i ka premtuar gjyshit se një ditë do luan për “Mbretërit”.
“Para se të vdiste para dy vite, i premtova se një ditë do të luaja për Real Madridin. Gjyshi im ishte nga Avila, jo larg Madridit”.
“Është çfarë i kam thënë. E di që nuk është lehtë, por është gjëja që me mbetet në mendje”, deklaroi ai.
Mirëpo ja si do duket formacioni i Realit me sulmuesin me prejardhje nga Gaboni në skuadër.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Casemiro, Modric, Kroos, Isco, Benzema, Aubameyang./arbresh.info.

I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë