Kosovës nesër do t’i duhen më shumë se sa 28 vota për t’u bërë anëtarja më e re e UEFA’s.
Delegacioni i Kosovës tashmë ka arritur në Budapest të Hungarisë, atje ku nesër prite që Federata e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja e 55 e UEFA’s.
Këtë e beson edhe Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili tha se Fadil Vokrri do të ngritë flamurin e Kosovës në UEFA dhe se do të marrin më shumë se sa 28 vota të nevojshme.
“Jam optimist se Fadil Vokrri do ta ngritë flamurin e Kosovës nesër në Kongresin e UEFA’s. Besoj se Kosova do të marrë më shumë se sa 28 vota”, tha Ademi pas arritjes në Budapest.
Kujtojmë se Kongresi i 40’ i UEFA’s do të nisë nesër nga ora 10:00 dhe Gazeta Express do të ju njoftoj për të gjitha detajet.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...