Jose Mourinho i dha fund aventurës më Manchester United.
Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United pas vetëm 17 ndeshjes në krye të skuadrës në këtë sezon.
Trajneri portugez i kaloi dy vite e gjysmë në ‘Old Trafford’ por diferenca prej 19 pikësh me kreun e tabelës, bëri që ai të shkarkohej, përcjell “lajmi.net”.
Jose Mourinho e përjetoi edhe shkarkimin e tretë në karrierë, pasi ishte shkarkuar dy herë nga Chelsea dhe një herë nga Real Madrid.
Por, portugezi kishte përfituar një shumë të majme nga ato tri shkarkime, ndërsa një shumë të majme do ta marrë edhe nga Manchester United.
Chelsea i kishte paguar 20 milionë euro në shkarkimin e parë, Real Madrid nuk i kishte paguar asgjë, pasi ishte larguar në fund të sezonit 2013, Chelsea kishte paguar 10 milionë në shkarkimin e dytë, ndërsa Manchester United do t’i paguaj 20m milionë euro, që në total bëjnë 50 milionë euro.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...