Largimi i papritur i Diego Costas nga Atletico Madrid i cili prishi kontratën 6 muaj para fundit të saj ka krijuar shumë bujë në mediat spanjolle.
Një ngjarje që surprizoi tifozët e ekipit që kryeson kampionatin spanjoll të futbollit.
Diego Costa theksoi se po e bën këtë veprim për shkaqe familjare, por e vërteta është ndryshe dhe prapaskenat kanë dalë në dritë. Ato i ka zbuluar De La Morena, gazetari i El Transistor.
Ky i fundit deklaron se sulmuesi i njohur ka pasur një sherr me Nelson Vives, ndihmësin e Diego Simeones. Situata është tensionuar, ofendimet nuk kanë munguar dhe palët kanë qenë shumë afër përdorimit të duarve ndaj njëri-tjetrit.
Një gjë e tillë ka sjellë fundin e aventurës së lojtarit me Atletico Madrid, që ka piketuar Arkadiusz Milik si pasuesin e tij.
Akordi me bomberin polak është arritur, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me klubin e Napolit që synon të arkëtojë 18 milionë euro nga shitja e Milik.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...