Edicionin e ri të garave në futboll, Granit Xhaka do ta fillojë në skuadrën angleze, Arsenal. Transferimi i tij tek “topçinjtë” po cilësohet si mjaft i suksesshëm, derisa shumë prej medieve evropiane dhe analistëve sportiv thonë se Xhaka së bashku me ekipin e ri do të shkëlqejnë këtë sezon.
“Xhaka sigurisht ka cilësi të mbizotërojnë në fushë. Unë jam i bindur se ai ende ka një karrierë të madhe përpara tij. Ai është një lider, një lojtar i cili është i përgjegjshëm dhe i sigurt në vetvete”, ka thënë për Xhakën, ish-menaxheri i Zvicrës Ottmar Hitzfeld.
Madje ky i fundit e ka krahasuar dhe quajtur Xhakën Schweinsteiger i ri. Xhaka është renditur vazhdimisht në top 30 lojtarët më të mirë në Bundesligë për posedim të topit, mirëpo ai jo rrallë herë është ndëshkuar me karton të kuq dhe të verdhë, për shkak të karakterit të tij luftarak dhe gjaknxehtë. /Teleskopi.net.
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...