Triumfi i Izmir Smajlajt, të shtunën në Beograd nuk ka kaluar pa u vënë re as nga trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit.
Gianni De Biasi i ka dërguar një mesazh urimi atletit shkodran, kampion Evrope, për triumfin fantastik të arritur prej tij.
“Izmir të përshëndes. Jam shumë i lumtur për suksesin tënd të jashtëzakonshëm, të arritur në Beograd. Përqafime. FORCA SHQIPËRIA!”, ka shkruar De Biassi në mesazhin e tij atletin shkodran, transmeton TCh.
Smajlaj është shpallur kampion Evrope në kërcim së gjati, duke thyer edhe rekordin kombëtar me kërcimin e tij 8.08 metra.
Në Evropianin e sallave që po zhvillohet në Beograd, atleti shqiptar ka mundur të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit duke mbajtur premtimin dhe duke i dhënë shansin për herë të parë në histori vendit tonë që të ketë një kampion Evrope në mbretëreshën e sporteve, atletikë.
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein