Tifozi ultras i Yllit të Kuq të Beogradit, Ivan Bogdanov, është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se po përgatiste trazira në Koln.
Tetë tifozë të Crvena Zvezdës, që janë në një listë evropiane vëzhgimi të INTERPOL-it, u vunë në pranga, por më pas u liruan në zonën e Nordrhein-Westfalen (North Rhine-Westphalia), para ndeshjes së Europa League mes Këlnit dhe skuadrës serbe, raporton “Top-Channel”.
Mes tyre ishte dhe “Ivani i tmerrshëm”, siç është quajtur nga mediet pas trazirave në ndeshjen me Shqipërinë, atë me Italinë në “Marassi”, por gjithashtu në disa përballje të tjera në Beograd.
Ivan Bogdanov dhe 7 personat e tjerë u ndaluan në një apartament në qendër të Kolnit. Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, huligani serb kërkonte ta kthente sfidën kontinentale në një skenë për akte provokuese, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë.
Kolni dhe Ylli i Kuq takohen sot në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H në Ligën e Evropës.
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë