Ivan Rakitic thuhet se ka kërkuar të largohet nga Barcelona, gjë që ka inkurajuar klubin italian Interin për të tentuar transferimin e tij gjatë verës.
Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se 30-vjeçari është i gatshëm për të “nisur një rreth të ri” te Interi dhe mund të kushtoj 30 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja aktuale e reprezentuesit kroat në Camp Nou është e vlefshme deri më 2021 ndërkohë që Barcelona ka siguruar tashmë nënshkrimin me mesfushorët si Arturo Vidal dhe Arthur Melo verën e kaluar, ndërsa për verës tashmë ka një marrëveshje me mesfushorin Frenkie de Jong nga Ajaxi.
Në fillim të kësaj jave, Diario Sport sugjeroi që mesfushori qendror ka tërhequr interesim nga një numër i madh klubesh, përfshirë Chelsean dhe Interin.
Javën e kaluar në ceremoninë për ndarjen e çmimeve në El Mundo Deportivo, Raktic tha: “Do doja të rinovojë dhe të qëndroj për shumë vite”
Rakitic synon të fitoj titullin e tij të katër në ligë brenda pesë vite te Barcelona, të cilës iu bashkua nga Sevilla gjatë verës së vitit 2014./arbresh.info/
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...