Pak ditë më parë, kudo në mediat botërore, qarkulloi lajmi se FIFA mund të pezullonte Perunë, për shkak të një projekt-ligji që ishte hartuar nga deputetja Paloma Nokeda, e cila e kalonte Federatën peruane të futbollit, nën varësinë e Ministrisë peruane të Sportit, gjë kjo rreptësisht e ndaluar nga organi më i lartë qeverisës i futbollit.
Por, deputetja që shtroi këtë propozim, ka bërë një hap mbrapa dhe është tërhequr. Edhe pse pati deklaruar se projekt-ligji i saj nuk e dëmtonte aspak kombëtaren peruane, ajo ka zgjedhur të bëjë disa hapa pas, dhe të mos vërë në rrezik Perunë, duke hapur ndonjë çështje të padëshiruar në organet e FIFA-s.
Kështu, Italia shuan një herë e përgjithmonë shpresat për të siguruar një vend në Botërorin e Rusisë. /Panorama

Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...