Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në finale, të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 32:28, përcjell Arbresh.info.
Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të gjashtë. E fitoi fillimisht në vitin 2018 e më pas edhe në vitet 2019, 2021, 2022 e 2023.
Pjesa e parë e ndeshjes finale ishte e barabartë. Me të nisur pjesa e dytë istogaset bënë shkëputje në rezultat, ndërsa mbajtën epërsinë deri në fund. Ferizaj bëri përpjekje për të barazuar, por pa sukses.
Salemateu Camara e Ferizajt u shpall lojtarja më e vlefshme (MVP) e turneut final të Kupës së Kosovës.
Kupën e Kosovës, kapitenes së Istogut, Blerta Ahmetxhekaj ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë