Google ADS

Ismet Munishit i rikthehet një lojtar i rëndësishëm nga lëndimi

15:40 | 23 Janar 2025
D.H

Dukagjini ka vuajtur në pjesën e parë të sezonet nga lëndimet e shumta që ka pasur me lojtarët, njëri nga ta ka qenë edhe Meti Millaku.

Gjatë ditës së sotme, klubi klinas ka njoftuar për rikthimin e tij, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë vetë ekipi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pas një mungese prej tre muajsh për shkak të një lëndimi, Met Millaku është rikthyer dhe është plotësisht i gatshëm për të dhënë kontributin e tij”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Dukagjinit në Facebook.

Ai është pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Turqi, derisa sot u aktivizua në miqësoren ndaj ukrainasve të FK Chornomorets Odesa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme