Besa e Pejës ka mbetur pa trajner, raporton Insporti.com.
Trajneri Ismet Munishi është larguar nga skuadra.
“Për arsye personale me nuk jam me trajner i klubit te madh Besa. Besoj qe kryesia stafi dhe lojtaret te kenë suksese dhe te kenë besë sikurse e ka emrin klubi”, shkruan Ismet Munishi në rrjetin social ‘Facebook’.
Besa e Pejës i prinë tabelës me shtatë pikë të grumbulluara, mirëpo kryesia e klubit nuk u ka qëndruar pranë futbollistëve sa i përket pagave.Pritja ka marrë fund ndërkohë që lojtarët sot (e mërkurë) janë futur në bojkot
.Insporti.com merr vesh nga burime të sigurta merr vesh se klubi u ka mbetur dy paga borxh futbollistëve ndërkohë që ende nuk janë shlyer një pjesë e kontratave.
Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit nuk arriti që në kampionatin e kaluar ta sigurojë një biletë për ekzistencë në elitë.
Munishi u emërua trajneri i Besës në fillim të këtij kampionati.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu