Vëllaznimi e ka nisur mirë edicionin e ri të Vala Superligës, duke tubuar gjashtë pikë në tri ndeshje.
Sot, gjakovarët deklasuan 3:0 Vllazninë e Pozheranit, fitore kjo që e ka qetësuar goxha shumë trajnerin, Ismet Munishi.
“Kishim posedimin e topit në pjesën më të madhe të lojës. Na ndihmoi shumë goli i parë i realizuar për t’u liruar nga ana psikologjike. Futbollistët janë angazhuar shumë gjatë këtyre dy muajve, ndaj dua t’i përgëzoj ata për karakterin e treguar”, ka deklaruar Ismet Munishi.
Vëllaznimi në mesjavë luan ndaj Gjilanit në udhëtim.
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...