Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas katër vitesh qëndrimi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, shkruan Arbresh.info.
Mbrojtësi nga Kosova, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen duke iu thënë që kjo nuk është një lamtumirë por vetëm një përshëndetje.
“Të dashur njerëz të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram
Ismajli iu bashkua Empolit nga Spezia në vitin 2021. Teksa karrierë ka bërë edhe tek Hajduku i Splitit në Kroaci.
28-vjeçari largohet nga ky klub pasi kontrata e tij skadon sot dhe nuk e ka vazhduar për më tej. Kujtojmë se Ismajli pati paraqitje të shkëlqyera individuale këtë sezon me Empolin, mirëpo nuk mjaftuan për ta shpëtuar rënien nga Serie A./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan