Shqipëria nesër përballet me Gjeorgjinë nesër në Tbilisi në ndeshjen e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sfida fillon nga ora 18:00 në stadiumin “Mikheil Meskhi”, shkruan Arbresh.info.
Para kësaj sfide ka folur qendërmbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili po kalon në formë të shkëlqyer me skuadrën e tij Empoli në Serie A.
Ai tha se në Tbilisi janë vetëm për të marr fitore dhe asnjë rezultat tjetër.
“Ne kemi ardhur këtu për tre pikë, nuk ka rrugë tjetër për të mbajtur deri në fund garën e hapur. Besoj se nesër do të dalim me tre pikë nga ky stadium. Kemi dy humbje në dy ndeshjet e fundit, por kur i sheh ndeshjet sesi shkuan, me Gjeorgjinë nuk e merituam humbjen. Do të shohim përpara, vetëm fitorja na bën punë tani. Stafi e ka analizuar me kujdes Gjeorgjinë, pikat e forta dhe pikat e dobëta, besoj se do të dalim me sukses nesër”, tha Ismajli.
Shqipëria aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në grup me tre pikë kurse Gjeorgjia është e para me gjashtë sosh./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan