Mbrojtësi Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Largimi i tij nga skuadra e Empolit duket vetëm çështje kohë.
Gazetari italian, Nikolo Shira bën me dije se Ismajli ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me klubin toskan.
Empoli i ka ofruar lojtarit të Kombëtares shqiptare rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në qershor të vitit 2025, por përgjigja e tij ka qenë negative.
Për Ardian Ismajlin janë të interesuar Juventusi dhe Napoli, me këtë të fundit që janë më afër transferimit të tij.
Tashmë mbrojtësi 28-vjeçar është gati të luajë për një klub të madh të Serisë A.
Kujtojmë që shqiptari është kapiten te klubi i Serisë A, ndërkohë që gradualisht është shndërruar edhe në një lider në Kombëtaren kuqezi.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...