Ardian Ismajli është sërish fatkeq dhe mbrojtësi i kombëtares do të duhet të bëjë një tjetër ndalesë pak a shumë të gjatë.
Klubi i tij, Torino, njofton për rezultatin e vizitave mjekësore pas dëmtimit që ai pësoi në ndeshjen ndaj Comos në Serie A dhe lajmet nuk janë edhe aq të mira.
Ismajli do të qendrojë një muaj jashtë fushave të lojës, duke humbur disa ndeshje. Natyrisht, do t’i duhet edhe një periudhë e caktuar që të marrë formën.
Lëndimi ndodhi gjatë humbjes së rëndë 6-0 pësuar në fushën e Comos, kur në minutën e 20-të, ai u ul në fushë dhe kërkoi zëvendësim.
Mediat italiane shkruajnë se futbollisti ka dëmtim muskulor në këmbë.
Kujtojmë që vetëm këtë sezon, Ismajli ka pasur katër dëmtime, fillimisht në gusht, pastaj në shtator, në nëntor dhe tani në janar.
Në total, ai ka humbur 10 ndeshje këtë edicion, me 65 ditë mungesë në fushën e lojës apo të stërvitjes.
Pranë lojtarit shpresojnë se shkëputja të mos jetë e gjatë, dhe mbrojtësi kuqezi të jetë gati për ndeshjen ndaj Polonisë në play-offin e Botërorit, më 26 mars.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...